Vrasja në Fier/ Dy burra bashkëjetuan me një grua, tre ditë pas vrasjes së Ahmet Toskës autori iku në Itali! Arrestohet i dyshuari

15 Nëntor 2020, 09:03| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 16:21

  • Share

Vrasja në sy të gruas e 50-vjeçarit Ahmet Toska, besohet se është kryer nga Fatmir Hoxhaj, person i cili është bashkëjetuesi i gruas së parë të viktimës Toska. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 tetor 2020 në lagjen "Sheq i madh" në Fier në orën 06:00. Ahmet Toska, po shoqëronte bashkëshorten për në punë ku një person i maskuar i është afruar dhe e ka ekzekutuar me plumb në kokë. Hoxhaj është arrestuar ditën e djeshmenë aeroportin e Rinasit, teksa është kthyer nga Italia ku qëndronte prej disa ditësh.

“Shqiptarja.com” mëson se Fatmir Hoxhaj në momentin e kryerjes së krimit ka vepruar i vetëm. Ndërkohë tre ditë pas krimit ai është larguar nga Shqipëria duke udhëtuar në drejtim të Italisë, ku ka qëndruar deri ditën e djeshme. Gjatë kësaj faze policia dhe prokuroria e Fierit, ka kryer një sërë veprimesh hetimore, duke dalë në përfundimin se autor i kësaj vrasje që tronditi Fierin, është pikërisht Fatmir Hoxhaj. Burimet thanë për “Shqiptarja.com” se shkak i vrasjes besohet se është krijuar bashkëjetesa që Toska dhe autori i krimit Fatmir Hoxhaj, kanë pasur me të njëjtën femër. I pari ka bashkëjetuar Ahmet Toska e më pas Hoxhaj, gjë e cila ka sjellë disa konflikte, duke çuar deri në vrasjen me një plumb në kokë të Ahmet Toskës.

Besohet se Hoxhaj, kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij, vijonte në fshehtësi. Hoxhaj, sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit, është ndaluar nga policia dhe transportuar në qytetin e Fierit. Ai është marë në pyetje nga policia por në asnjë moment, nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Madje gjatë intervistimit të tij në polici, herë pas here Hoxhaj ka pohuar se nuk është mirë nga ana shëndetësore, pasi është mjekur herë pas herë me ç’regullime mendore. Pavarëisht pretendimeve të tij, policia dhe prokurori i çështjes i kanë komunikuar arrestimin dhe akuzën e “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. Pritet që ditën e hënë Fatmir Hoxhaj, të dalë para gjykatës së Ferit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë.

Ora 12:45
Enigma e vrasjes së Fierit/ Familjarët e viktimës: Nuk e njohim fare të dyshuarin

Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se ka vënë në pranga, pas rreth një muaj në arrati, autorin e dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës në Fier më 26 tetor.

Të njoftuar për arrestimin, familjarët e viktimës shprehen se nuk e njohin Fatmir Hoxhajn, 52-vjeçarin e arrestuar. Vëllai i viktimës Engjëll toska deklaron se Hoxhajn nuk e njeh as gruaja e viktimës.

Kujtojmë se në momentin e ngjarjes Engjëll Toska dhe gruaja e tij ishte duke shkuar në punë.

Autori ka qenë i veshur sportiv, me kapuç dhe me maskë COVIDI. Autori ka ardhur nga mbrapa dhe e ka qëlluar dy herë dhe është larguar pa thënë asnjë fjalë.

Familjarët nënvizojnë se nuk kanë probleme me asnjë, as hasmëri, as konflikt pronësie.

Banesa e autorit ishte e braktisur, e pa pastruar dhe dera e mbyllur. Autori jetonte prej vitesh ne Itali me familjen.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 15/11/2020 14:28

    Bravo Policia në lartësinë e duhur!!

    Përgjigju
  • Taulant: 15/11/2020 13:20

    Dihet ne me te shumten e rasteve per 100 gram mish vriten burrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?