Kronikë

U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier (EMRI)

14 Dhjetor 2024, 10:48| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 13:17

  • Share

Fier-Një 18 vjeçar nga Fieri është arrestuar në flagrancë nga policia pasi i gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike kanabis sativa.

Sipas njoftimit të policisë Juled Spahija i kishte bërë gati dozat e kanabisit për shitje.

"Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit Juled Spahija, 18 vjeç, banues në Fier. dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje", informoi sot policia.

Uniformat blu  sekuestruan lëndën narkotike dhe një celular.

Operacioni u kodua 'Flagranca'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?