Sociale

Fier/ Ulet numri i krerëve në fermat e vogla familjare, ‘qumështi shitet sa uji’, blegtorët: S’kemi mbështetje

13 Prill, 17:24| Përditesimi: 13 Prill, 17:42

  • Share

Kostoja e larta për bazën ushqimore, çmimi i ulët i shitjes së qumështit kanë ndikuar në zvoglimin e fermave familjare. Me kameran tonë pamë nga afër situatën në Zharrëz të Fierit, ku banoret tregojnë se para disa vitesh të gjithë mbanin bagëti e lopë, ndërsa sot numërohen me gishtat e dorës.

Një litër qumësht deleje kushton 100 lekë, ndërsa i lopës 50 lekë. Me këto çmime tejet të ulta, blegtorët e kanë të pamundur të sigurojnë të ardhura për të rimëkëmbur tufat.

Një litër qumësht vlen sa një bidon ujë, thanë blegtorët e Zharrëz, që disa herë kanë protestuar, por s’kanë gjetur zgjidhje, ndaj janë detyruar të ulin numrin e bagëtive.

Për të rimëkëmbur këtë sektor jetik kërkohet gjithëpërfshirje në subvencione si dhe ndryshimin e kritereve nga Ministria e Bujqësisë.

Drejtoria e Bujqësisë në Fier nuk dha informacion statistikor, por tha se ka një tkurrje të numrit të krerëve tek fermat e vogla familjare, ndërsa vihet re një shtim i tyre tek fermat e mëdha dhe subjektet e licensuara për tregtinë e qumështit e mishit.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?