FIER/ Ura pa parmakë e Darëzezës, rrezik për aksidente! Banorët të frikësuar: Mund të përfundojmë në kanal! Bashkia: Së shpejti kolona betoni

13 Tetor, 18:19| Përditesimi: 13 Tetor, 18:29

  • Share

Fier- Ura e Darëzezës është ndër më të rrezikshmet në qarkun e Fierit, pasi nuk ka parmakë mbrojtës dhe drejtuesit e automjeteve rrezikojnë të bien në kanal.

Banorët janë ankuar disa herë, por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët. Pas interesimit të Report TV, Bashkia e Fierit premton se së shpejti do të vendosë anësore prej betoni, pasi parmakët janë vjedhur disa herë.

Ura që të çon në plazhin e Darëzezës tashmë është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës dhe vizitorët. Për shkak të rrezikshmërisë dhe aksidenteve me vdekje, në zhargon njihet edhe si “Ura e Vdekjes”.

Ura njëkalimshme, me gjatësi 12 metra, nuk ka sinjalistikë, ndriçim dhe as parmakë mbrojtës. Banorët tregojnë se në dy anët e urës parmakët janë vjedhur nga persona të papërgjegjshëm dhe nuk janë zëvendësuar nga Bashkia e Fierit.

“Këtu 99% është burim aksidenti. Janë vjedhur parmakët, një ditë i pashë duke vjedhur”. Të paktën të zgjerohet ura, të jetë me dy akse, dhe ti vendosen parmakë. Parvjet janë bërë 8 aksidente”, shprehen banorët.

Dhe shtojnë se shpesh kanë qenë dëshmitarë të aksidenteve, ku makinat kanë përfunduar në kanal nga mungesa e parmakëve mbrojtës.

Kontaktuar nga Report tv, Bashkia e Fierit, përmes zyrës së shtypit, deklaron se “së shpejti do të kryhet zëvendësimi i parmakëve të hekurit me kolona betoni”.

Kjo urë u shërben rreth 4 000 mijë banore te disa fshatrave, ndërkohë gjatë sezonit turistik numri i përdoruesve të rrugës dhe urës 3-fishohet, nga pushuesit që frekuentojnë plazhin e Darëzezës.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?