Vatrat e zjarrit në Libofshë janë vene nën kontroll pas 10 orësh. Megjithatë era e fortë përbën rrezik për riaktivizimin e tyre duke detyruar zjarrfikësit të qëndrojnë në terren me automjetet në gatishmëri. Zjarri nisi paraditen e së premtes në ullishtat pranë fshatit duke rrezikuar shtëpi dhe kisha.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ndihmën e vetë banorëve vatrat pranë shtëpive u izoluan shpejt, por ndërkohë kodra me ullinj u përfshi nga flakët. Nga një bilanc paraprak mësohet se janë djegur 7700 rrënjë ullinj dhe një objekt i pabanuar në një sipërfaqja prej 31 ha.
Ky është zjarri i dytë brenda disa javësh në Libofshë. Në terren për shuarjen e flakëve u angazhuan 50 efektivë me 8 automjete zjarrfikës si edhe banorë të zonës.
Lajmi kryesor:
Fier/ Zjarr pranë Kishës së Libofshës, digjen 7700 rrënjë ullinj! Flakët shuhen pas disa orësh
M.Q./ReportTv.al