FIER - Autori i dyshuar, i identifikuar si Veri Lumanjaku, banues në Durrës është vënë nën hetim pasi i vuri zjarrin tokës në fshatin Jagodinë të bashkisë Roskovec.
Ai ndezi zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore dhe disa koshere bletësh, në pronësi të shtetasve L. R., S. Ç. dhe N. K.
Mesditën e së dielës, për rreth një orë, u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshere bletësh. Nga zjarri që mund të përhapej nga era, ishin pranë disa banesa dhe rrezikoheshin pulari.
Thuajse në çdo sezon veror raportohen raste të zjarreve në fshatra apo zona të thella që në pjesën më të madhe të rasteve ndizen nga banorët e zonës, por dalin jashtë kontrollit për shkak të erës.
Denoheni per terrorizem 25 vjet legenin te mesojne dhe te tjeret !
Përgjigju