Kronikë

Arrestohet i riu në Fier, vjedh 4 biznese brenda një nate (VIDEO)

24 Maj, 09:51| Përditesimi: 24 Maj, 11:00

  • Share

Fier-Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi kreu vjedhje në 4 subjekte tregtare brenda një nate në Fier.

Pas provave të siguruara dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Four”, si rezultat i të cilit u arrestua Ysen Driza, 28 vjeç, banues në Radostinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 19.04.2025, ai ka vjedhur me thyerje, në 4 subjekte tregtare në qytetin e Fierit, shuma parash dhe 2 aparate celularë.

28-vjeçari Ysen Driza, është me precedent kriminal në fushën e vjedhjes si edhe i dënuar më parë për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në subjektet e tyre tregtare gjatë natës së datës 19.05.2025, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. 

Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer, pas provave të siguruara dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Four”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ysen Driza, 28 vjeç, banues në Radostinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 19.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 4 subjekte tregtare në qytetin e Fierit, shuma parash dhe 2 aparate celularë', njoftoi sot policia.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 28- vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?