Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Fier, vodhi paratë e faturave të ujësjellësit, arrestohet faturisti (EMRI)

17 Tetor 2018, 10:08| Përditesimi: 17 Tetor 2018, 10:12

  • Share

FIER - Policia e Fierit ndaloi një ish-punonjës të ujësjellësit i cili ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Ramis Lushaku, 53 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ndalimi i këtij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal. 

Shtetasi Ramis Lushaku duke qënë faturist te ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën.

Komento

Komente

  • Fredi: 17/10/2018 13:30

    Ta dërrmojn tani ne pune te detyruar në minierë apo gurore të lajë hajduterinë si dhe te paguajë me djersë nga puna e tij, ushqimin e tij ne burg. Keshtu, edhe atdheu do kete mirë por edhe individi riedukohet.

    Përgjigju
  • Xxx: 17/10/2018 11:15

    Duhet denuar drejtori qe con hajdutet per te mbledhur parate dhe nuk paguhen sipas rregullave si i paguajn gjithe qytetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?