Fier - "Arrest me burg' caktoi sot Gjykata e Fierit për Xhuljano Mihon, 39 vjeçarin i cili dy ditë më parë vrau me thikë 23 vjeçarin Xhimi Baka, pasi ky i fundit bashkëjetonte me ish gruan e tij.
Seanca e sotme u mbajt nën masa të forta të sigurisë.
Në seancë autori pranoi krimin e kryer, por sipas avokatit të tij Niko Bega, thikën ia ka marrë viktimës pasi më parë ishin përleshur dhe zënë me grushta.
Në fund gjyqtari Vladimir Cjapi vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 39 vjeçarin Xhuliano Miho.
Shkak për krimin e mbrëmjes së 5 korrikut 2024, duket se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.
Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.
Avokati Niko Bega foli për mediat pas seancës së sotme të sigurisë në Gjykatën e Fierit, ku klienti i tij Xhuliano Miho u la në masën 'arrest në burg' pasi vrau Xhimi Bakan, dy ditë më parë. Krimi ndodhi sipas avokatit pas zënkave të vazhdueshme.
Viktima 23 vjeçar bashkëjetonte prej kohësh me gruan e autorit. Avokati pretendon se klienti i tij është keqtrajtuar disa herë më parë nga viktima, ndërsa më pas thikën e ka pasur viktima dhe jo autori. Miho i ka marrë thikën Bakas dhe e ka qëlluar për vdekje.
'Normal që është penduar për atë që ka bërë. pavarësisht kallëzimeve që ka bërë i arrestuari në Komisiariat 3 4 herë për keqtrajtimet që i ka bërë viktima dhe zënkave të përditshme dhe kanosjeve. Masa e sigurimit u la me arrest në burg pa afat. I pandehuri pretendon që kur ka vajtur tek vendi i ngjarjes, ka takuar fëmijët dhe u ka blerë patatina dhe rroba për të veshur. Ndërkohë ka vajtur viktima janë zënë me grushta me njëri tjetrin. I arrestuari pretendon se ka marri ai thikën, e ka pasur viktima thikën e ka qëlluar pasi dhe vetë i arrestuari ka pasur shenja në qafë dhe në kokë. Patjetër që është penduar. Po ka një viktimë aty.', shprehet avokati.
Eh çtë bën gruaja k…ë, dashnorin e futi në dhe, burrin në burg, ndersa vetë ajo do hidhet në prehrin e jaranit të rradhës. O budallenj mos vrisni për baxhellat
Përgjigju