Plazhi i Darëzezës

Kronikë

Fier/ Zaptoi hapësirën publike në plazhin e Darëzezës, policia sekuestron 62 çadra e shezlongë! Nën hetim 41-vjeçari

16 Korrik, 10:11| Përditesimi: 16 Korrik, 10:14

  • Share

Fier- Policia e Fierit ka vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Në plazhin e Darëzezës blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar 62 çadra dhe shezlongë, pasi ishin vendosur në zonën bregdetare pa leje.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për 41-vjeçarin që kishte zaptuar hapësirën publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në Fier, pronar i një subjekti në plazhin e Darëzezës, pasi nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike, u konstatua se kishte vënë në bregdet, pa lejen përkatëse, 62 çadra dhe shezlongë, të cilët u hoqën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?