Foto ilustruese

Fier, zbulohen 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati të paligjshme! 4 të arrestuar, 2 nën hetim dhe 1 në kërkim

11 Nëntor 2023, 09:35| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 10:36

  • Share

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, dy të tjerë janë vënë nën hetim ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Nga kontrollet e kryera në disa lokale në Fier dhe në Patos, uniformat blu kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të përshtatjes së lokaleve për organizimin e lojërave të fatit, me celularë dhe/ose me kompjuterë.

Për pasojë, një 24-vjeçar dhe një 45-vjeçar u arrestuan pasi ky i fundit organizonte në lokalin e tij në lagjen “15 Tetori” në Fier lojëra fati.

Ndërsa një 46-vjeçar u arrestua dhe dy të tjerë, 64 dhe 52 vjeç, u proceduan penalisht pasi kishin vënë një lokal në Patos në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit.

Dy personat e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive me celularë.

Në pranga ra edhe një 20-vjeçar ndërsa një 39-vjeçar u shpall në kërkim, pasi lokali i këtij të fundit në lagjen “29-nëntori”, ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Për këto raste u sekuestruan në cilësinë 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?