Kronikë

Fier/ Zjarr në fshatin Zharrëz, rrezikohet një pus nafte, forcat zjarrfikëse në terren (VIDEO)

24 Gusht, 20:16| Përditesimi: 24 Gusht, 20:29

  • Share

Pasditen e sotme, një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz, duke rrezikuar një pus nafte në zonë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të dy mjeteve zjarrfikëse të Albpetrolit, flakët u vunë nën kontroll dhe u parandalua përhapja e tyre në një territor më të gjerë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po heton për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?