Kronikë

Fier/ Zjarr në katin e parë të Sigurimeve Shoqërore! Shefja e Arkivit: S'janë djegur dokumente të vjetërsisë në punë

5 Shtator 2020, 08:28| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 12:21

  • Share

FIER- Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Flakët janë konstatuar rretho orës 07:20 të mëngjesin të sotëm në katin e parë të kësaj godine duke djegur jo plotësisht disa dosje, siç mund të shihet në pamjet e sjella nga Report Tv.  

Sefja e Arkivës së Përgjithshme, Vilma Ndreko bëri me dije se nga flakët janë djegur një pjesë e dokumentacionit të përditshëm duke siguruar qytetarët se dokumentet e vjetërsisë së tyre në punë nuk kanë pësuar asnjë dëmtim pasi janë në një tjetër godinë.

"Zjarri që ka rënë nuk është në arkivën e Sigurimeve, pra nuk ka prekur dokumentacionin e vjetërsisë në punë të qytetarëve të Fierit, por ato të përdorimit të përditshëm. Qytetarët duhet të jenë shumë të sigurt se dokumentacioni i vjetërsisë së punës është në Arkiv në një godinë tjetër nga ajo e Sigurimeve Shoqërore", tha 

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

"Sot rreth orës 07:20, në lagjen “15 Tetori” ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?