Zjarri në malin e Cakranit

Kronikë

Shuhen flakët në malin e Cakranit të Fierit, digjet 1 hektarë ullishte edhe në Elbasan

26 Tetor 2019, 14:15| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 22:10

  • Share

Flakët që përfshinë ditën e sotme zonën pyjore të Malit të Cakranit në qytetin e Fierit, kanë arritur të shuhen nga forcat zjarrfikëse.

Sipas informacioneve nga gazetari i Report TV, janë djegur 4 hektarë pyje nën kurorë. Në terren ishin 30 forca zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit që bënë të mundur shuarjen dhe ndalimin e përhapjes së tij. Zjarrfikësit pas 7 orëve kanë arritur të shuajnë  flakët. Në zonën ku ka rënë zjarri nuk ka patur banesa pranë.

Po kështu një zjarr i madh i rënë në fshatin Kuqan të Njësisë Administrative Shirgjan në Elbasan ka djegur rreth 1 hektarë me ullishte. Vatra e zjarrit është pikasur pasditen e sotme ku në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ata kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa në ndihmë u kanë ardhur edhe banorët.

Zjarri në malin e Cakranit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?