Kronikë

Fier/ Zjarri përpin banesën tek “1 Maji”, shkrumbohen orenditë

16 Mars 2024, 15:58| Përditesimi: 16 Mars 2024, 16:03

  • Share

FIER - Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një banesë ne lagjen “1 Maji”.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse të Fierit, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin flakëve dhe përhapjen e tyre.

Nga zjarri janë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e banesës.

Dyshohet se shkaku i këtij zjarri mund te jete një shkëndijë elektrike.

Lajmi në përditësim...

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?