FIER- Në një kohë që populli i Ukrainës po përballet me një situatë teje të vështirë për shkak të luftës, nevojat humanitare janë gjithmonë e në rritje. Shumë vende dhe persona janë angazhuar që t’i vijnë në ndihmë popullit ukrainas në nevojë.
E tillë është dhe ndihma që ka mbërritur sot në rajonin e Kharkivit nga Fieri, qyteti shqiptar që ka bërë një gjest mjaft të veçantë duke dërguar një ngarkesë prej 20 tonë perimesh, për të lehtësuar sadopak nevojat e disa personave.
Dërgimi i kësaj ndihme u realizua nga grumbulluesit e perimeve dhe nga disa biznese të tjera që kontribuuan për të mbuluar kostot e transportit. Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë Prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj në një postim në faqen e tij zyrtare në "Facebook", duke falënderuar dhe personat që bënë të mundur dërgesën.
"Nuk të duhet një arsye për të ndihmuar atë që ka nevojë , të duhet veç një zemër e mirë . Mbërriti sot në rajonin e Kharkivit në Ukrainë ndihma humanitare me 20 ton perime, e dërguar nga qarku i Fierit. Ishte pikërisht Memorandumi mbi Mirëkuptimin, Miqësinë dhe Bashkëpunimin, nënshkruar mes Prefektit të Qarkut Fier dhe Kryetares së Këshillit Rajonal të Kharkivit, znj.Tatiana Egorova-Lutsenko, në 12 Maj 2022 që çeli siparin e një marrëdhënie të veçantë mes dy rajoneve tona. Një falënderim shumë i madh shkon për grumbulluesit e perimeve dhe subjektet e tjera që kontribuuan për të mbuluar kostot e transportit si dhe për Dhomën e Tregtisë Fier për bashkëpunimin, për të mundësuar realizimin me sukses të kësaj ndihme humanitare .Kjo ndihmë shkon si mesazh mbështetje, nga kombi i Nënë Terezës për popullin e Ukrainës, në emër e shërbim të kauzave të lirisë e paqes”, shkruan Shehaj në Facebook.
Po mire mor fshatar te nderuar . E mbani mend kur nuk ju shitej malli dhe e hidhnin ne lum dhe ne plehra? Perse nuk ja jepnin familjeve te varfera shqipetare. Uroj qe vitin tjeter tju shitet malli
Përgjigjufiks fare! se ketyre dhe nuk ju shiten.
Përgjigju