Punonjësi zjarrfikës duke u futur nga dritarja

Fier/ Pronarët kishin harruar bombulën e gazit ndezur, banesa 'pushtohet' nga tymi! Zjarrfikësit evitojnë përfshirjen nga flakët

3 Nëntor, 12:33| Përditesimi: 3 Nëntor, 12:58

  • Share

Një pallat në Fier për pak është përfshirë nga zjarri, pasditen e djeshme, (2 nentor) në lagjen ”Konferenca e Pezës', pasi familjarët të cilët ishin larguar nga banesa kishin lënë ndezur bombulën e gazit.

Sipas burimeve të Reporty TV, ngjarja ka ndodhur në një pallat në katin e dytë, ku nga dritarja e një apartamenti sipas banorëve ishte parë të dilte tym.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar një zjarrfikëse, ku forcat zjarrfikëse kanë tentuar që të hyjë në këtë banesë, por ajo ishte mbyllur. 

Në këto kushte është ndërhyrë me një shkallë metalike, ku një efektiv zjarrfikës ka hyrë brenda.

Pronarët e kësaj banese të cilët ishin larguar dhe mbyllur derën kishin harruar të fikin bomblën e gazit dhe si pasojë tenxherja me presion kishte plasur dhe kishte shkaktuar edhe tymin.

Punonjës zjarrfikës, i cili i futur nga dritarja bëri të mundur të evitoj një zjarr të mundshëm apo një shpërthim të bomblës së gazit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?