Fier- Një 45 vjeçare nga Patosi është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtjen e lokaleve për prostuticion.
Gruaja është identifikuar si Yllka Nuraj nga fshati Ruzhdije.
Fillimisht ajo u arrestua në vitin 2022 dhe pastaj u la e lirë.
Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.
"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe "Mbajtje e lokaleve për prostuticion", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.