Fier- Një 57 vjeçar është vendosur në pranga pasi ditën e djeshme (25 nëntor) përplasi me makinë një 61 vjeçare.
Shezai Hyka, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që humbi jetën në spital, për shkak të dëmtimeve të marra nga një aksident në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin Sh. H., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen A. T., 61 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, informoi sot policia.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:20, në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Pasi gruaja u gjet nga policia u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.