Sociale

Fierza, fshati i dritës në terrin e harresës! Banorët: Duhet rruga për të ‘ringjallur’ kullat për turizëm

23 Gusht, 18:42| Përditesimi: 23 Gusht, 18:51

  • Share

I njohur dikur si fshati i dritës, Fierza sot është zhytur në errësirën e harresës.

Banorët e saj, të larguar prej më shumë se 50 vitesh, megjithatë nuk ia kanë kthyer kurrë shpinën kujtimit të vendlindjes.

Mbajnë gjithmonë sytë dhe zemrën nga shtëpia e tyre e parë.

Çdo vit në verë, ata kthehen për ta mbajtur gjallë Fierzën, nën ombrellën e aktivitete festive që ruajnë identitetin dhe historinë e saj.

"Unë jam një nga të parët që kam lëvizur nga fshati. Jam një nga të parët që jam kthyer për të investuar sado pak. Në rast se nuk e dimë nga kemi ardhur, nuk e dimë se ku do të shkojmë. Kam një pasion të jashtëzakonshëm me vendlindjen.

Ky takim shërben që të afrohen njerëzit, të njihen nga afër në vendlindje.

Ka 35 vite që kam ikur nga fshati i Fierzës, edhe unë ndjej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur vi këtu dhe shoh bashkëfshatarët e mi", shprehen banorët.

Ata pak banorë që jetojnë në Fierzën kanë sjellë vetë ujin dhe energjinë elektrike.

Sfida më e madhe mbetet rruga që lidh hidrocentralin me qendrën e Fierzës. Që nëse do të asfaltohej do të hapte rrugë për investime, sidomos në kullat historike të zonës, një pasuri e vyer që pret të restaurohet.

“Rruga e makinës është copë-copë, edhe nëse rregullohet një rrugë, shumë distancë e shkurtër. Nëse do bëhet do ketë aktivitete më të mëdha.

Mund të shtohet edhe zhvillimi i fshatit, ndërtime të reja, njerëzit vijnë më me qejf”, shprehen banorët.

Në të kaluarën Fierza numëronte rreth 500 banorë, sot aty jetojnë vetëm 50.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?