E gjithë sipërfaqja e vijës liqenore të Fierzës në Kukës është shndërruar në një vendgrumbullim masiv mbetjesh.
Mbetjeve të zonës që përfundojnë në liqen, me reshjet e ditëve të fundit, u janë shtuar edhe ato nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Kjo situate nuk është e panjohur për banorët e zonës, por më së shumti në periudhat pranverë-vjeshtë ku vija liqenore dhe sipërfaqja e liqenit ndotet nga mbeturina të shumta.
Prej vitit 2016 zotimet e marra nga Tiurana Prishtina e Shkupi për vendosjen e rrjetave mbrojtëse vazhdojnë të mbeten në letër.
Të dështuara kanë rezultuar dhe planet për blerjen e një anijeje për pastrimin e sipërfaqes së liqenit.
Situata mbetjet u përkeqësua ditët e fundit, pas rritjes së prurjeve në Liqenin e Fierzës. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë basenin e Fierzës aktualisht kanë arritur në 559 m3/sek duke rritur nivelin e ujit Fierzë në 266.36 m, nga 271 metër që është pika optimale.