Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme kodrat e Cakranit, në kufi me Mallakastrën. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, pranë të cilave, fatmirësisht, nuk kishte banesa.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është aktivizuar pasi fermerë të zonës kanë djegur mbetjet e barit nga tokat bujqësore, por situata për disa momente ka qenë jashtë kontrollit. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa vatra e zjarrit është drejt neutralizimit të plotë.
Komento
Komente
