Festa e KF Kukësit pasi siguroi mbijetesën në Kategorinë e Parë

Sport

FIFA bllokon pa afat merkaton e klubit të Kategorisë së Parë

30 Prill, 09:07| Përditesimi: 30 Prill, 09:13

  • Share

KF Kukësi ia doli disa ditë më parë që të mbijetonte në Kategorinë e Parë, por verilindorët kanë marrë një lajm jo të mirë, pasi që nga data 22 prill FIFA i ka bllokuar transferimin e lojtarëve në hyrje.

Kjo për shkak të borxheve të shumta dhe gjyqeve që klubi ka humbur ndaj ish-lojtarëve që ka pasur nën kontratë. Ndryshimi i menaxhimit dhe largimi i presidentit Safet Gjici (në burg për shpërdorim detyre) ka sjellë një situatë që te Kukësi nuk shihej prej më shumë se një dekade.

Tanimë klubi sheh një organikë të cunguar dhe pa mundësinë e afrimit të emrave të rinj nëse nuk shlyen borxhet. Si të mos mjaftonte dënimi, FIFA e ka shtrënguar këtë masë pa afat, deri në momentin e shlyerjes së borxheve.

Kukësi edhe sezonin e ri do militojë në Kategorinë e Parë, teksa në play-out ia doli të mposhtet 1-0 Orikun me penalltinë e kthyer në gol nga Danaj në minutën e 31-të të ndeshjes.

FIFA DHE KLUBET SHQIPTARE

Në një vëzhgim të thjeshtë në faqen e FIFA-s, bie në sy se veç Kukësit të bllokuar në merkaton hyrëse janë edhe KS Luftëtari (jo AF Luftëtari), Laçi, Oriku dhe Tirana, të gjitha për shkak të borxheve ndaj ish-futbollistëve apo zyrtarëve.

Faximile nga website i FIFA-s

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?