Egnatia feston titullin kampion

Sport

FIFA bllokon transferimet në hyrje të Egnatias

16 Maj, 10:13| Përditesimi: 16 Maj, 10:15

  • Share

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka bllokuar me tre dritare transferimesh në hyrje merkaton e Egnatias. Klubi rrogozhinas u shpall kampion i Shqipërisë për herë të dytë radhazi më 12 maj, ndërsa në po të njëjtën ditë FIFA i ka bërë një "dhuratë" të hidhur.

E sigurt është që Egnatia ka humbur një gjyq me një ish-futbollist që ka patur në organikë, me emrin që nuk dihet. Tanimë Egnatia është e detyruar që të paguajë shumën e caktuar për të zhbllokuar merkaton e futbollistëve në hyrje.

Nuk është hera e parë që klubet shqiptare nuk i përmbahen kontratave dhe nuk paguajnë futbollistët, me këta të fundit që e dërgojnë çështjen në FIFA dhe në këtë rast kanë marrë të drejtë.

Klubi rrogozhinas do duhet të derdhë në llogarinë e futbollistit shumën që nuk bëhet me dije, për të zhbllokuar merkaton në hyrje. Egnatia do përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e Champions League dhe shuma e arkëtuar deri në këto momente është diku te 1.3 milion euro, andaj pritet që rrogozhinasit ta zgjidhin shpejt një situatë të tillë.

Veç Egnatias, klubet nga Shqipëria që aktualisht janë të dënuar për borxhe janë: KS Luftëtari, Laçi, Oriku, Tirana dhe Kukësi.

Faximile e vendimit të FIFA-s

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?