FIFA dëshiron të prezantojë një ndryshim në përdorimin e sistemit VAR, duke 'kopjuar' lojën e tenisit. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka njoftuar ndryshime në përdorimin e sistemit të teknologjisë VAR.
Gjithçka ndodhi në Kongresin e FIFA-s në Bangkok. Infantino njoftoi për ndryshime të reja.
"Ne do të përmirësojmë dhe zhvillojmë VAR. Tani përdoret nga 65 shoqata kombëtare të futbollit. Ne kemi krijuar një teknologji që përdor më pak kamera dhe nuk ka nevojë për gjyqtarë, një sistem i tillë do të jetë më i aksesueshëm dhe më i lehtë për t'u zbatuar. Ne jemi tashmë duke e testua."
Risia që Infantino paralajmëron do jetë një “sfidë”. Trajnerët do të mund të kërkojnë që të shikojnë pamjet dy herë gjatë ndeshjes.
"Nëse pas shqyrtimit të pamjeve, përcaktohet se vendimi i gjyqtarit duhet të ndryshohet, ekipi që ka kërkuar rishikimin do të ruajë opsionin e një 'pamjeje' të re. Nëse rishikimi i pamjeve konfirmon vendimin e arbitrit, do hiqet një nga mundësia ”, shtoi kreu i FIFA-s.