Salah para testit të dopingut

Sport

FIFA dorëzon raportin e 'Rusi 2018': Asnjë rast i regjistruar me doping

13 Korrik 2018, 08:31| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 08:37

  • Share

Pas analizave të bëra, FIFA ka njoftuar se të gjitha testet e drogës të bëra në Kupën e Botës në Rusi kanë rezultuar negative.

Testimi, i përshkruar si më i madhi i kryer ndonjëherë për këtë kompeticion, përfshinte më shumë se 1,500 lojtarë. Çdo lojtar iu nënshtrua testeve të dopingut para garës me testime të panjoftuara sistematike që u zhvilluan pas lojrave dhe në ditët e ndeshjeve.

Organi më i lartë i futbollit u shpreh gjithashtu se çdo lojtar nga katër vendet gjysmë-finaliste është testuar mesatarisht 4.41 herë që nga janari, ndërsa disa prej tyre janë përballur tetë herë me procedurat e kontrollit.

Njoftimi vjen pasi dy javë më parë, FIFA u akuzua nga gazeta britanike ‘Mail’ se kishte mbuluar raste dopingu nga ana e futbollistëve rusë.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?