Tifozat Kuq e Zi dhe raporti i FIFA-s

Sport

FIFA 'kyçi' stadiumin e Kombëtares, raporti i zyrtarit: Shqiptarët thirrën 'vriti, shkatërroji serbët'

18 Prill, 11:12| Përditesimi: 18 Prill, 11:21

  • Share

Më 2 prill Federata Shqiptare e Futbollit mori lajmin se Disiplina e FIFA-s kishte dënuar organizmin e futbollit në vend me 20 mijë franga gjobë dhe me reduktimin e 20 përqind të kapaciteteve të "Arenës Kombëtare" për ndeshjen e radhës të kuqezinjve në shtëpi.

Gjithçka lidhet me ngjarjet e tifozëve në fitoren 3-0 kundër Andorrës më 24 mars për sfidën e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës. Në raportin e bërë publik nga FIFA dhe siguruar nga Shqiptarja.com e Report Tv, bëhet me dije se tifozët e Kombëtares në dy raste kanë bërë thirrje ksenofobike kundër serbëve.

Bëhet fjalë për thirrjet e ardhura nga sektori 103 i stadiumit, vend ku qëndrojnë "Tifozat Kuq e Zi" dhe "Illyrian Elite", të cilët zhvilluan edhe një protestë për minuta të tëra dhe kundër kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Zyrtarët e ndeshjes kanë shkruar se në minutën e tretë nga tribuna në fjalë ka pasur thirrje kundër serbëve.

“Incidenti ka nisur në anën veriore të stadiumit, në sektorin N103 nga tifozët shqiptarë, në orën 20:48, minuta e tretë e ndeshjes. Tifozët shqiptarë kanë kënduar këngë ksenofobike. Një grup prej afërsisht 50 tifozësh të pozicionuar në anën veriore, blloku N103 këndonin: ‘Vriti, vriti, vriti serbët’. Kënga ka zgjatur rreth 15-20 sekonda. Kënga ‘Vriti, vriti, vriti serbët ka nxitur urrejtjen ndëretnike dhe dhunë ndaj etnisë serbe. Nuk pati asnjë reagim nga lojtarët ose zyrtarët e ndeshjes (përfshirë arbitrat) ose tifozët. Ky incident nuk u përsërit”, thuhet në relacionin e ndeshjes.

Kujtojmë se ndeshja e radhës për Kombëtaren është ajo kundër Serbisë në Tiranë, teksa 20 përqind e stadiumit do jetë e reduktuar më 7 qershor.

Faximile e raportit të FIFA-s

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?