Presidenti i FIFA, Giovanni Infantino ka njoftuar se nga viti 2025 Kupa e Botës për klube do zhvillohet si një kompeticon me 32 skuadra pjesëmarrëse dhe me eliminim. Kompeticioni i 2025 do zhvillohet në Marok, me shtetin që shkëlqeu në Katar 2022 dhe duket se ka ka fituar pikë edhe nga FIFA.
Pasi u vunë kundër kompeticioneve të reja të UEFA-s, FIFA tanimë ka zbardhur planin për të kthyer Kupën e Botës për klube në një event të ngjashëm me Botërorin.
"Kupa e re e Botës për klube për meshkuj do të zhvillohet në vitin 2025 dhe do të ketë 32 ekipe. Turneu me 32 ekipe do të vazhdojë, duke e bërë atë si një Kupë Bote. Maroku do të presë Kupën e Botës për klube 2025 me 32 ekipe”, përfundoi kreu i FIFA, Infantino.