FIFA

FIFA merr shembullin e Brazilit, pezullohen 11 futbollistë për trukime të ndeshjeve

13 Shtator 2023, 17:02
  • Share

FIFA ka vendosur që hetimet për trukimet e ndeshjeve të shtrihen në nivel global, duke marrë shembullin e Brazilit. Pranverën e kaluar në vendin e Amerikës Latine plasi skandali i trukimit në masë të ndeshjeve, me Federatën Braziliane të Futbollit që pezulloi 11 futbollistë, tre prej të cilëve përjetësisht.

Organizmi botëror i futbollit njoftoi këtë javë se po shtrinte në nivel ndërkombëtar sanksionet e vendosura nga Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ndaj njëmbëdhjetë lojtarëve të përfshirë në një skandal të trukimit të ndeshjeve në Brazil.

Masat e vendosura ndaj këtyre futbollistëve variojnë nga një pezullim 360 ditor deri në dënim të përjetshëm për tre prej tyre. Ygor de Oliveira Ferreira, Gabriel Ferreira Neris dhe Matheus Phillipe Coutinho nuk do mund të luajnë më futboll, teksa me ta do merret drejtësia.

Skandali me trukimet doli në dritë pranverën e kaluar pas një alarmi të lëshuar në nëntor 2022 nga presidenti i një klubi të kategorisë së dytë. Këto ndeshje të trukuara, me pagesa parash për lojtarët bëheshin në mënyrë që ata të mund të paralajmëroheshin, të përjashtoheshin nga loja ose të shkaktonin ndëshkime; u përdorën për të garantuar fitime të konsiderueshme në faqet e basteve, sipas elementeve të publikuara nga zyra e prokurorit publik në zonën e Goias në Brazil.

Të paktën një lojtar që luan në divizionin e parë, mbrojtësi i Santos, Eduardo Bauermann, të cilit i është ndërprerë kontrata në fund të qershorit nga klubi i tij, është pezulluar nga çdo aktivitet futbollistik për një periudhë prej 360 ditësh nga 16 maji 2023.

"FIFA synon të vazhdojë përpjekjet e saj për të luftuar manipulimin e ndeshjeve përmes iniciativave të ndryshme, si monitorimi i tregjeve ndërkombëtare të basteve, portali i raportimit të FIFA-s, aplikacioni FIFA Integrity dhe aktivitete të shumta ndërgjegjësuese dhe trajnime në mbarë botën", bën me dije ndër të tjera FIFA.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?