Foto ilustruese

FIFA ndryshon rregullat në mënyrë të çuditshme, 'asist' Arabisë Saudite për organizimin e Botërorit 2034

5 Tetor, 14:12| Përditesimi: 5 Tetor, 14:13

  • Share

FIFA ndryshon rregullat në mënyrë të çuditshme, 'asist' Arabisë Saudite për organizimin e Botërorit 2034

FIFA ka njoftuar një ndryshim në procesin e votimit për shtetet që duan të organizojnë Kupën e Botës, një lëvizje që rrit masivisht ambiciet e Arabisë Saudite, sipas raporteve nga mediet angleze.

Shteti i Lindjes së Mesme dëshiron të presë Kupën e Botës 2034 dhe pritet të sigurojë votat e nevojshme pasi FIFA i ka dhënë një 'asist' me ndryshimet e bëra.

Më parë ka pasur votime të veçanta për Kupat e Botës 2018 dhe 2022 të mbajtura respektivisht në Rusi dhe Katar, por kjo tani do të ndryshojë për vendet që konkurrojnë për të mbajtur edicionet e ardhshme të garës ikonike.

Në vend të kësaj, FIFA ka vendosur që votat për turneun e 2030 dhe 2034 do të mbahen 'në bllok' në atë që është një ndryshim i çuditshëm i rregullave nga organi qeverisës global i futbollit, siç raportohet nga Times.

Vendimi për të ndryshuar procesin e dhënies së lejes organizuese do të thotë se nëse vendet duan të votojnë kundër Arabisë Saudite, atëherë ata do të votojnë edhe kundër Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, të cilët janë duke kërkuar për të pritur Kupën e Botës pas gjashtë viteve (2030). Diçka që do shtrëngonte anëtarët për të votuar kundër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/10/2024 04:23

    Tani te themi te drejten, ato parate e naftes hedhin perpjete jo vetem naften,por dhe rregullat e votimit te lojes e shume gjera e persona te tjere,por nga ana tjeter edhe ajo qe behej me pare, qe e fitonin te drejten e organizimit te Kupes se botes pak a shume po te njejtet shtete, a thua se futboll luanin vetem ata,edhe ajo nuk honepsej.Ndoshta kjo eshte ndoshta dhe nje nga arsyet qe i ka shtyre vende si AS t'u kthehen metodave /tradicionale/te Orientit te te berit,biznes,marreveshje,pse jo dhe futboll.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?