Arsene Wenger

Sport

FIFA nuk heq dorë, Wenger zbulon: Edhe futbollistët janë pro Botërorit çdo dy vjet

4 Tetor 2021, 12:24| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 12:26

  • Share

FIFA nuk heq dorë nga ideja për ndryshimin e kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare që do të çonte më pas në zhvillimin e Botërorit çdo dy vjet. Trajneri i njohur francez Arsene Wenger që është edhe përgjegjësi për zhvillimin e futbollit në FIFA ka zbuluar se edhe futbollistët janë pro zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet. Wenger thotë se nuk bëhet fjalë për një revolucion por thjesht evolucion dhe se të gjithë janë dakord se kalendari i ndeshjeve ndërkombëtare duhet ndryshuar pasi me situatën e tanishme askush nuk është dakord.

Duke folur për median italiane La Repubblica Wenger zbulon projektin:

“Duam që ndeshjet kualifikuese t’i grupojmë në një apo dy periudha dhe më pas lojtarët t’i lëmë të lirë për klubet e tyre. Në këtë mënyrë do ketë më pak ndërprerje të kampionateve respektive dhe më pak udhëtime për lojtarët. Në verë futbollistët të rrinë pushim për 25 ditë. Do të ketë më pak hapësira për ekipet kombëtare por në fund të çdo sezoni do jetë një kompeticion madhor Botëror ose Europian. Unë propozoj të “pastroj” kalendarin dhe të mos luhen më ndeshjet që nuk kanë shumë vlerë” thotë Wenger. Më pas Wenger e mbyll duke thënë se edhe lojtarë të rëndësishëm preferojnë të luajnë ndeshje të mëdha dhe janë në favor të Botërorit çdo dy vjet./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?