Samuel Eto’o

FIFA pezullon Samuel Eto’o

1 Tetor, 13:57| Përditesimi: 1 Tetor, 14:00

  • Share

Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës ndalohet për të ndjekur live për 6 muaj çdo ndeshje të kombëtares së Kamerunit. Që kur u ul në karrigen e Federatës së Futbollit të Kamerunit si president, jeta e Samuel Eto'o-s ka qenë shpesh plot ngjarje dhe e shoqëruar nga telashe.

Përfundimisht në korrik, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe i Interit u lirua nga Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) pasi u akuzua se kishte fiksuar ndeshje, megjithëse ai u gjobit me 200,000 dollarë për “shkelje të rëndë të parimeve të etikës, integritetit dhe sjelljes sportive”, duke nënshkruar një kontratë si ambasador i shoqërisë së basteve 1XBET.

Megjithatë, lajmi i orëve të fundit është pezullimi i vendosur nga FIFA, organi botëror i futbollit i kryesuar nga Gianni Infantino, për sjellje të konsideruar të papërshtatshme. Në deklaratë theksohet ndalimi i Eto'o për të ndjekur në stadium për 6 muaj çdo ndeshje të kombëtares së Kamerunit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?