Gianni Infantino, kreu i FIFA-s

FIFA ‘pret në besë’ klubet e Kupës së Botës, harrohen 50 mln euro 'për kokë'

8 Dhjetor, 22:05| Përditesimi: 8 Dhjetor, 22:07

  • Share

Të enjten e kaluar u hodh shorti i Kupës së Botës për Klube, turneu i ri që u jetësua nga FIFA dhe që do mbahet nga 15 qershori - 13 korrikun e 2025 në SHBA, me formulën e njëjtë si Kupa e Botës apo Evropiani.

E projektuar me 32 skuadra dhe tetë grupe, duke se FIFA ka ‘prerë në besë’ klubet për anën financiare, pasi 50 milionë eurot për kokë duken larg.

Fillimisht FIFA kishte planifikuar për një garë që do të sillte rreth 2 miliardë euro fitime, por vlerësimi i tyre nuk ka gjasa t’i afrohet kësaj shume. Fituesi i garës do të fitojë 100 milionë euro ose afër kësaj shifre.

Marrëveshja e transmetimit e bërë me DAZN do të arrijë në 1 miliardë euro, e cila së bashku me paratë e biletave do të përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga turneu.

Parashikohet se nga totali, skuadrat evropiane do të marrin në shtëpi rreth 70% të të ardhurave, duke lënë vetëm 30% për t’u shpërndarë mes 20 skuadrave të tjera.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?