Foto ilustruese

FIFA reagon për kartonin blu në futboll: Prisni 2 marsin

9 Shkurt, 20:01| Përditesimi: 9 Shkurt, 20:02

  • Share

Dhjetë minuta jashtë dhe nëse merr dy të tillë automatikisht përjashtohesh nga loja. Kjo është ideja e IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit) sa i takon futjes së kartonit blu në rregullat e reja të lojës.

Në lidhje me këtë risi, që pritet të aplikohet në nivelet e ulëta, FIFA ka reaguar dhe ka thënë se diçka e tillë do sqarohet në mbledhjen me Shoqatën e Futbollit në datën 2 mars.

"FIFA dëshiron të sqarojë se raportet për të ashtuquajturin ‘karton blu’ në nivelet elitare të futbollit janë të pasakta dhe të parakohshme. Çdo provë e tillë, nëse zbatohet, duhet të kufizohet në testime në një mënyrë të përgjegjshme në nivele më të ulëta, një pozicion që FIFA synon ta përsërisë kur kjo pikë e rendit të ditës të diskutohet në mbledhjen e IFAB më 2 mars", thuhet në njoftim.

Zbatimi i kartonëve blu do të synojë të shtrëngojë më tej protestat ndaj gjyqtarëve, si dhe të sigurojë një dënim më të rëndë për faullet taktike si ndërhyrja ‘famëkeqe’ nga Giorgio Chiellini ndaj Bukayo Saka në finalen e Euro 2020.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?