Në mars, Fderata e Futbollit të Palestinës bëri thirrje për një votim në kongresin e FIFA-s të mbajtur në maj, për të pezulluar Izraelin për luftën në Gaza.
Gjithçka rrjedh nga sulmi i Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, ku 1.200 njerëz humbën jetën, me 251 të marrë peng, me përgjigjen e ashpër dhe ende të vazhdueshme të ushtrisë së kryeministrit Netanyahu, që vrau gjithsej 41.689 njerëz, sipas Hamas, referuar Ministrisë së Shëndetësisë.
Për takimin e së enjtes, raporton BBC Sport, në rendin e ditës është një "propozim i paraqitur nga Federata e Futbollit të Palestinës në kongresin e 74-të të FIFA-s".
PFA beson se Federata Izraelite ka kryer "shkelje të rregulloreve të FIFA-s" dhe bën thirrje për sanksione kundër "skuadrave kombëtare dhe klubeve" të vendit.
Përgjigja nga Shino Moshe Zuares, presidenti i IFF (Israel Football Associated) nuk vonoi: "Ne jemi përballur me një përpjekje cinike dhe armiqësore politike nga Federata Palestineze për të dëmtuar futbollin izraelit".
Ndërkohë, kombëtarja izraelite po luan ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve në Hungari në një fushë neutrale, ndërsa një ndeshje jashtë fushe, kundër Belgjikës muajin e kaluar, u zhvendos në vend për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Megjithatë, ekziston një plan për të pritur Francën dhe për të luajtur në Itali gjatë ndeshjeve të ardhshme të tetorit. Një vendim i këshillit të FIFA-s është më i nevojshëm se kurrë.