Luka Modriç

Sport

FIFA zbulon votimin e pabesueshëm të Messit dhe Ronaldos për lojtarin më të mirë

25 Shtator 2018, 00:07| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 00:10

  • Share

FIFA bënë të ditur se ka zbuluar votimin e pabesueshëm të kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve pas shpalljes së Luka Modriç lojtari më i mirë i vitit 2018.

Mirëpo një votim të tillë ndoshta askush nuk e priste por ajo që bie në sy nga të tjerat, është vota e Lionel Messit për Cristiano Ronaldon.

Ku Messi gjatë votimit i ka dhënë pesë pikë Luka Modriçit, tri pikë Kylian Mbappes dhe një pikë Cristiano Ronaldos.

Ndërsa për sa i përket krahut tjetër, në listën e Ronaldos nuk bën pjesë Messi, i cili ka votuar për Rapahael Varane (pesë pikë), Luka Modriç (tri pikë) dhe Antoine Griezmann (një pikë).

Ylli kroat Luka Modriç, nga ky votim ka lënë pas Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah duke rrëmbyer çmimin ‘The Best’.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?