FIFA zgjedh Robert Lewandowski lojtarin më të mirë në botë për 2020, lë pas Messin dhe Ronaldon

17 Dhjetor 2020, 20:46| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 21:08

  • Share

FIFA ndau sot çmimet për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit. Në një vit ku Topi i Artë nuk u dha për shkak të pandemisë, çmimi “The Best” ishte trofeu individual më i rëndësishëm i vitit 2020 dhe atë e fitoi Robert Lewandowski. Futbollisti i Bayern Munchen la pas dominuesit e dekadës së fundit Lionel Messin dhe Christiano Ronaldon. Sulmuesi polak arriti të fitonte kompeticionin më prestigjoz në Europë Champions Ligën dha kampionatin gjerman ku shënoi 61 gola në sezon.

Portieri më i mirë i sezonit u shpall Manuel Neuer, i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane. Ai mposhti konkurrencën e Alisson Becker (Liverpool, Brazil) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid, Slloveni).

Ndërsa, trajneri më i mirë i vitit u shpall Jurgen Klopp, i Liverpool. Kandidatët e tjerë ishin Marcelo Bielsa (Leeds) dhe Hansi Flick (Bayern Munchen).

FIFA zgjodhi dhe 11-shen më të mirë të sezonit ku dominuan lojtarët e Bayern Munchen dhe Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Sergio Ramos, Van Dijk, Davies; De Bruyne, Alcantara, Kimmich; Messi, Leëandoëski, Cristiano.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?