Fifi, Adis Patushi dhe Adrola Dushi

Fifi reagon për kritikat për lidhjen me Adisin: Më lini të jetoj! Adrola, një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë

1 Qershor 2022, 08:00| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 08:08

  • Share

Këngëtarja e njohur Fifi ka nisur historinë e dashurisë me Adis Patushin që prej daljes nga Big Brother, por shpesh herë është përballur me kritika nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj. Një prej tyre i shkruan se do t'i ngelet në dorë Adisit dhe për këtë ka zgjedhur të reagojë këngëtarja për të sqaruar të gjithë se po bën jetën e saj.

“Më keni lodhur… Krahasimet tuaja nivel zero… Opinionet një turp… shumica që komentojnë? Po janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh…”- shkruan ajo në Instastory.

Një postim e ka edhe për të shkuarën e Adisit me Adrola Dushin, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë një djalë.

“Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”

“Fifi ti po e poston shumë… s’bën… turp… tmerr… lidhje që do zgjasi dy muaj… mos e puth…. Hapi sytë Adis shiko prej kujt në kë ke rënë… Fifi është k*rvë… Fifi është e shëmtuar…. Fifi është e dështuar…. Fifi ktej Fifi andej… O Fif ç’do me këtë burrë të martuar… O Fif a s’pate ndonjë djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë…”- shkruan ajo.

Në fund, këngëtarja ka edhe një kërkesë për ndjekësit, ku i kërkon që të merren me jetët e tyre.

“Aman merruni me jetën tuaj… Aman. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës, kam edhe unë një jetë… Dikush zgjedh ta bëjë publike dikush jo… Unë kam treguar çdo gjë timen, e bëra, e ndava me ju, e hëngra… Bëra gabim? Trashanik! Por e bëra, nëse s’ju pëlqen më bëj bllok. Por më lini të jetoj. Nëse lëndoj dikë, nëse i bëj keq dikuj, nëse e fyej, nëse e dëmtoj dikë, nëse i hyj në hak dikujt, ju lutem më varni, më turpëroni…Po s’po ju bëj gjë. Unë thjesht po jetoj. Më lini të ndihem njeri”.

Nuk mungoi edhe komenti për Adrola Dushin, që e cilëson si një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe e përgëzon që ka arritur me forcat e veta të punojë e të rrisë fëmijën.

"Adrola? Yll padiskutim... Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj cdo ditë jo vetëm si nënën e fëmiut të njeriut që po jetoj me të por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë... Të më shani? Ta shani? Bllok do keni... Shnet!", shkruan Fifi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?