Fikte radarët për trafikun e kanabisit dhe merrte 15,000 € për 1 orë, dënohet me 7 vite burg ish nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj

28 Dhjetor 2021, 11:19| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 11:55

  • Share

TIRANË- Gjyka kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 7 vjert burg ish-nënkomisarin e Fierit Festim Lelaj, nën akuzën e trafikut të narkotikëve.

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, u arrestua në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonëve drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Sasia e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin.

Sipas hetimeve, ish-nënkomisari nga Vlora fikte radarët me qëllim që të lejonte trafikun e narkotikëve, ndërsa për këtë shërbim merrte nga 15 mijë euro në orë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grupi: 28/12/2021 15:57

    Mos ja futni kot se ish Ministria e Mbrojtjes shoqja Mimi dhe ish ministri i brendshem shoku Saje Tahiri i quanin idiote ata qe akuzonin per fikjen e radareve. Thoshin eshte e pamundur. Ja ku gjykata provoi me fakte qe kjo ka ndodhur. A duhet te mbajne pergjegjesi te dy keta ish ministra per kanabizimin dhe favorizimin e trafikut apo quhen akuza politike.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?