Bota

Filadelfia, linçohet nga turma pasi vodhi një makinë me tre fëmijë brenda

13 Korrik 2019, 14:07| Përditesimi: 13 Korrik 2019, 14:11

  • Share

Ekzekutohet në rrugë, si në Perëndim të Largët.

Në Filadelfia, qyteti simbolik i Shteteve të Bashkuara, Eric Hood, 54 vjeç, i cili kishte vjedhur një makinë me tre fëmijë në bord, u linçua nga turma që e ndiqte nga pas.

Ndërsa pronarët e makinës me tre fëmijë në bord, u largua për një çast për të blerë diçka në një bar restorant, Eric Hood vodhi makinën dhe u largua me shpejtësi.

Por aventura e Hood nuk zgjati shumë.

Babai i fëmijëve vrapoi pas tij dhe arriti ta kap rrëmbyesin e mbërthyer në trafik.

Babai i fëmijëve nxorri jashtë hajdutin dhe filloi ta rrihte.

Hud arriti të çlirohej dhe të ikte, por një turmë njerëzish që ishin grumbulluar ndërkohë, e rrahën atë me grushta e shkelma, duke e lënë të vdekur.

Të dy prindërit e fëmijëve tani rrezikojnë të paditen.

Policia posedon një video dhe po përpiqet të identifikojë njerëzit e tjerë që morën pjesë në linçim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?