Fileto gici me patate
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 2 kg fileto gici
- 200 gr djathë të butë
- 1 karrotë
- 1 spec
- 1 lgj mustardë
- 1 lgj mjaltë
- 2 lgj vaj ulliri
- Lëngu i 1 limoni
- Lëngu i 1 portokalli
- Lëngu i 5 mandarinave
- Piper i zi, piper i kuq
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Fillimisht filetojmë biftekun e gicit, e hapim e marinojmë me mustardë, kripë dhe piper. Presim djathin kaçkavall në feta, karrotat në rondele dhe specat në shirita. Vendosim mbi fileton e gicit karrotat, specin dhe djathin dhe e mbështjellim në role dhe e lidhim me spango kuzhine. Patatet i qërojmë, i presim në kubikë mesatare dhe i vendosim në një tas. Përziejmë lëngun e agrumeve me vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe pak mjaltë dhe e hedhim mbi patate duke i marinuar mirë. Vendosim në qendër të tavës fileton e mbushur dhe e vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për 1 orë.