Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca / Fileto Peshku Kapreze dhe Makarona me kungull, gjizë e portokall

25 Qershor 2018, 09:05| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 13:48

  • Share

Përbërësit:

400 gr fileto peshku
10 domate të thata
200 gr djath mozzarella
2 lugë kafe pesto
30 gr stika pishe
Lëngu i gjyësm kokrre limoni
1 – 2 domate mesatare
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi  


Përgatitja 

Fileton e peshkut të larë dhe të tharë mirë e marinojmë me pak fare kripë e piper dhe lëngun e gjysmës së limonit. E mbulojmë dhe e lëmë të marinohet për 20 minuta në frigorifer.
Pasi të mbarojë kjo kohë, e thajmë peshkun me letër kuzhine. Lyejmë shumë pak me vaj ulliri tavën që do të gatuajmë peshkun dhe vendosim në të filetot e peshkut.
Domatet e thata i presim në shirita dhe i shpërndajmë në tavë. 

Presim hollë djathin mozzarella dhe e vendosim mbi filetot e peshkut. Mbi mozzarelë vendosim fetat e holla me domate të freskëta, të cilat i spërkasim me fare fare  pak kripë e vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë për 10 minuta në temperaturë 200 gradë Celsius.

Theksojmë se duhet të hedhim shumë pak kripë , për arsye se pas 10 minutave që do të vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius, do të shtojmë pak pesto e cila është vetë e kripur. E fusim përsëri në furrë për 8 – 10 minuta dhe më pas e servirim

Fileto peshku kapreze 

Receta e dytë : Makarona me kungull, gjizë dhe portokall

Përbërësit

320 gr makarona (pene)

250 gr gjizë pa kripë (ose rikota)

2 portokaj mesatarë

3 kunguj të njomë

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i bardhë

Përgatitja

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm , për ta valuar. Shtojmë pak kripë dhe ziejmë makaronat sipas minutazhit të përcaktuar në përdorim.

Ndërkohë në një tas vendosim gjizën.

Lajmë portokallin dhe grijmë ¼ e lëkurës së tij. E përziejmë lëkurën e grirë me gjizën. Shtrydhim një portokall dhe lëngun e shtojmë tek gjizasë bashku me 6 lugë gjelle nga uji i zierjes së makaronave dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper të bardhë. Të gjithë përbërësit që shtuam në gjizë , i trazojmë deri sa gjiza të marrë një trajtë kremoze.

Në tenxheren ku po ziejmë makaronat , në 3 minutat e fundit shtojmë kungujt e prerë në feta, duke i lënë të ziejnë për 3 minuta së bashku me makaronat.

I kullojmë makaronat me kungujt dhe i vendosim në një tas të madh ku i shtojmë gjizën kremoze . I trazojmë mirë dhe i servirim duke dekoruar pjatën me disa feta portokalli nga portokalli i dytë.

.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?