Receta

Fileto pule kotoletë në furrë me erëza nga zonja Albana

3 Mars, 11:00| Përditesimi: 3 Mars, 11:01

  • Share

Fileto pule kotoletë në furrë

Përbërësit:

  • 2 fileto pule
  • 1 filxhan galetë (bukë e thërrmuar)
  • ½ filxhan djathë parmixhano i grirë
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • ½ lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji rigon ose majdanoz të thatë
  • 2 kokrra vezë
  • 2 lugë qumësht
  • 2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në 200°C dhe vendosim një letër pjekjeje mbi tepsinë. Marrim 2 tasa, në të parin rrahim vezët me qumështin. Në të dytin përziejmë galetën me djathin parmixhano, kripën, piperin, specin e kuq, hudhrën dhe rigonin. Lyejmë filetot e pulës së pari në vezë, më pas i rrotullojmë në përzierjen e galetës duke i mbuluar mirë nga të gjitha anët. I vendosim në tavë duke i spërkatur me pak vaj ulliri për t’i dhënë një kore të artë. I pjekim për 20-25 minuta, duke i kthyer në mes të pjekjes që të skuqen në mënyrë të njëtrajtshme. Filetot i shërbejmë të ngrohta me një sallatë të freskët ose me një salcë kosi me hudhër dhe limon.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?