Fileto pule me domate dhe spinaq
Përbërësit:
4 fileto pule
pak vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp
kripë, piper të zi dhe rigon
3 thelpinj hudhër
150 gr domate qershi
300 gr spinaq
3 lugë gjelle pana
2 lugë gjelle parmixhano i grirë
limon sipas dëshirës në servirje
majdanoz
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim filetot e pulës nga të dy anët. I largojmë ato nga zjarri dhe në atë yndyrë shtojmë pak gjalp, sa të shkrijë gjalpi shtojmë hudhrat të grira I përziejmë pak e më pas shtojmë domatet të prera në 1/2 , kripë, piper të zi I përziejmë domatet dhe menjëherë shtojmë spinaqin. E përziejmë për 2 minuta sa të bjerë volume I tij, shtojmë panën sa të ziejë pana 2 minuta shtojmë në tigan, filetot e pulës, e lëmë të marrë valë për 1 minuta dhe e shërbejmë në 1 fetë limon dhe pak majdanoz.