Receta

Fileto pule me krem limoni nga zonja Vjollca

6 Prill 2021, 11:24| Përditesimi: 6 Prill 2021, 11:26

  • Share

Fileto pule me krem limoni

400 gr fileto pule

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle vaj ulliri

30 gr gjalp

1 1/2  lugë gjelle miell

1/2 lëng limoni

250 ml ujë ose lëng pule

majdanoz

Përgatitja:

Presim filetot e pulës në copëza, sipas preferencës tuaj. E marinojmë me kripë dhe piper të zi. Ngrohim vaj, pak gjalp dhe e kaurdisim filetot e prera deri sa ato të ndërrojnë ngjyrë të zverdhen lehtë. Largojmë mishin nga tigani shtojmë gjalpin e mbetur dhe kaurdisim miellin pa I dhënë ngjyrë për 3-4 minuta, fillimisht e shuajmë me lëng limoni e më pas me ujë e përziejmë mirë. Shtojmë mishin e pulës, vazhdojmë përzierjen duke e mbuluar mishin me kapak e lëmë të ziejë për 10 minuta duke e shuar me pak ujë 1 filxhan kafe e lëmë salcën të trashet aq sa e dëshriojmë duke rregulluar konssitencën e saj me ujë ose lëng pule. Në fund e spërkatim me majdanoz dhe piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?