Fileto pule me limon nga zonja Vjollca

21 Tetor 2020, 11:44| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 11:45

  • Share

Fileto pule me limon

Përbërësit:

500 gr fileto pule ( në kubikë)

50 gr miell

pak vaj ulliri

1/2  qepë ( në fije)

1 lugë çaji lëkurë limoni

lëngu i 1 limoni

kripë

1 gotë me ujë

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

Përgatitja:

Lajmë thajmë filetot e pulës dhe I presim ato në kubikë mesatar. I vendosim në një tas dhe I pudrosim mirë me miell. Në një tigan të thellë ngohim vajin dhe kaurdisim lehtë 1/2  qepë shtojmë në të lëkurën limoni të grirë shumë hollë dhe I përziejmë me qepën për 1 minuta. Shtojmë kubikët e mishit të pudrosur me miell dhe I përziejmë herë pas herë deri sa mishi të zverdhet. E shuajmë me lëngun e 1 limoni dhe vazhdojmë përzjerjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe shtojmë përzjrjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe shtojmë 1 gotë ujë ( 200 ml) e përziejmë vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare për 10 minuta. E servirim duke e spërkatur me majdanoz.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?