Fileto pule me pana dhe kërpudha
Përbërësit:
- 2 fileto pule
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 400 gr kërpudha të freskëta
- ½ lgj lëng limoni
- ½ gotë verë të bardhë
- 150 ml krem pana
- 1 lgj vaj
- 1 lgj gjalpë
- kripë, piper
- majdanoz
Përgatitja:
Fillimisht marinojmë filetot e pulës me kripë dhe piper të zi dhe i kaudisim derisa të marrin një ngjyrë të artë. I largojmë nga tigani, i vendosim në një pjatë dhe i spërkatim me lëng limoni.
Në po atë yndyrë kavardisim qepën dhe hudhrat e shtypura. Më pas shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen. I shuajmë kërpudhat me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë filetot e pulës. Vendosim kapakun dhe i lëmë rreth 5 minuta në zjarr të ulur.