Receta

Fileto pule me rikota dhe oriz

28 Prill 2021, 10:28| Përditesimi: 28 Prill 2021, 11:32

  • Share

Fileto pule me rikotë dhe oriz

Përbërësit:

2 preshë

180 gr kërpudha

Oriz

Trumzë

60 gr rikotë

1 grusht gjethe borzilok

Hudhra

10 gr djathe parmiggiano i grirë

2 fileto pule

majdanoz

Përgatitja:

Skuqni preshët në vaj dhe më pas shtoni kërpudhat. Më pas orizin dhe trumzën. Shtoni 700 ml ujë dhe lërini të ziejnë. Ndërkohë përgatisni në një enë rikotën e djathin parmiggiano, hudhrën e prerë në copëza dhe gjethet e borzilokut të prera. Përziejini bashkë dhe me këtë masë mbuloni filetot e pulës. Hapni në mes secilën fileto si një xhep dhe mbushini. Skuqni në zjarr të ulët për 10 minuta. Servirni në pjatë fileton e mbushur me orizin e përgatitur dhe pak majdanoz sipër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?