Fileto pule me salcë
Përbërësit:
- 500 gr fileto pule
- 2 lgj gjalpë
- 3 lgj qumësht
- 1 litër lëng pule
- 1 lgj miell
- 1 thelpi hudhër
- Lëng limoni
- Vaj luledielli
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Kripë
Përgatitja:
Presim fileton në kubikë, i marinojmë me kripë dhe piper dhe më pas i kalojmë në miell. Në një tigan me pak vaj dhe gjalpë kaurdisim mishin e pulës. Paralelisht në një tigan tjetër kaurdisim 1 lgj miell derisa të marë ngjyrë. Shtojmë 3 garuzhde lëng mishi dhe e lemë derisa salca të lidhet. Rregullojmë shijen me kripë, piper duke shtuar dhe pak lëng limoni të trazuar me 3 lugë qumësht. Vendosim mishin e kaurdisur të pulës dhe një thelpi hudhër të prerë imët.