Fileto pule me salcë të bardhë nga zonja Albana

2 Maj 2022, 11:08
  • Share

Fileto pule me salcë të bardhë

Përbërësit:

500 gr gjoks pule

3 lgj miell

1 lgj gjalpë

200 ml pana

2 lgj salcë kosi

300 gr kërpudha

200 ml ujë

1 lç kripë

hudhër pluhur

piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Fileton e pulëse kalojmë në mielli dhe më pas  e skuqim në gjalp dhe në vaj, erëzat i shtojmë sipër pulës që edhe vaji të marri aromën e tyre. Pasi marrim një sipërfaqe të artë, i kalojmë në një pjatë në atë vaj kaurdisim kërpudhat , shtojmë pakëz ujë, mbas 3 minutash zierje të lehtë shtojmë salcën e kosit dhe panën. E lëmë 10 minuta të ziejnë, më pas shtojmë filetot e pulës, e rregullojmë me kripë dhe erëza dhe në fund fare e spërkasim dhe nëse dëshirojmë e spërkasim me bimë aromatike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?